Leonardo Bonucci e ka pranuar ofertën e Chelseat prej 130.000 funtesh (169.000 euro) në javë – bëjnë të ditur mediat angleze.
Mbrojtësi i Juventusit është duke punuar nën urdhrat e trajnerit të ardhshëm të Bluve, Antonio Conte, me Italinë në ‘Euro 2016’ dhe duket se ai e ka bindur që të shkojë në Londër.
29-vjeçari ka punuar me strategun italian edhe te Zonja e Vjetër, ndërsa The Sun raporton se përfaqësuesit e tij kanë arritur marrëveshje trevjeçare me klubin anglez.
MOS I HUMBNI: Lajmet e fundit për transferimet
Mirëpo, Chelseat i mbetet të arrijë marrëveshje me Juven për shumën e shitjes eventuale.
Besohet se Blutë do të ofrojnë 32 milionë funte (41.5 milionë euro), 25 milionë funte pagesë fillestare, ndërsa shtatë milionë të tjera në formë shtesash dhe bonusesh. /Telegrafi/