Leonardo Bonucci konsideron se Liga Premier ka temp shumë më të lartë të lojës dhe për këtë i është referuar humbjes prej 4-0 të Juventusit nga Chelsea në Ligën e Kampionëve.
Bianconerët e kryesuan grupin para Bluve, mirëpo pësuan një humbje të dhimbshme në Stamford Bridge gjatë muajit nëntor.
“Disa javë më parë luajtëm në Londër kundër Chelseat, ku humbëm 4-0. Ata kanë ritëm më të lartë, luajnë futboll më fizik”.
“Duhet të përshtatesh menjëherë kur kalon nga kampionati në Ligën e Kampionëve, ku takon skuadra me ritme të ndryshme”, ka deklaruar italiani në emisionin e këngëtarit Fedez, ‘Muschio Selvaggio’.
Gjatë bashkëbisedimit, ai i ka kujtuar penalltitë në ‘Euro 2020’ kundër Spanjës dhe Italisë duke thënë se nuk kishte shikuar se çfarë ndodhte përreth.
Po ashtu, e ka përmendur thënien e tij “hani më shumë pasta” duke theksuar se ka dashur të thoshte “fitoni më shumë përvojë” që asokohe u bë hit në mediat angleze. /Telegrafi/
#Juve, #Bonucci: 'Stampa inglese dopo l'Europeo? Non mi interessa'. #Chiellini: 'La Premier e il calcio senza pubblico…' https://t.co/a9l1Zs4o4y pic.twitter.com/KnR2MeWFxy
— calciomercato.com (@cmdotcom) January 24, 2022