Site icon Telegrafi

Bonucci: Nuk ka nevojë të kërkoj falje

Leonardo Bonucci në stërvitje pas rikthimit te Juve (Foto: Twitter/JuventusFC)

Leonardo Bonucci mendon se nuk ka nevojë t’u kërkojë falje tifozëve të Juventusit pas kthimit në Torino.

Qendërmbrojtësi italian nënshkroi për Milanin në verën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve me Massimiliano Allegrin dhe disa bashkëlojtarë.

Largimi i tij i hidhëroi tifozët e Zonjës së Vjetër, shumë prej të cilëve nuk e kanë mirëpritur kthimin e 31-vjeçarit te Bianconerët.

Lexo po ashtu Lajmet për Bonuccin

Sky bën të ditur se tifozët jashtë fushës stërvitore Continassa, e kanë pyetur lojtarin se a do të kërkojë falje.

“Nuk kam nevojë t’u përgjigjem fjalëve. Unë duhet të dëshmoj gjithçka në fushë”, citohet të ketë thënë Bonucci.

Kujtojmë që mbrojtësi u kthye te Juve në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldaran, i cili shkoi në drejtim të kundërt.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Milanit iu bashkua edhe Gonzalo Higuain në formë huazimi njëvjeçar (për 18 milionë euro) me opsionin e blerjes në fund të sezonit (për 36 milionë euro të tjera). /Telegrafi/

Exit mobile version