Telegrafi

Bonucci një hap më pranë Milanit

Milan i është afruar mbrojtësit të Juventusit Leonardo Bonucci, shkruajnë mediat italiane.

Rossonerët kanë biseduar me agjentin e futbollistit, Alessandro Lucci, ku është pyetur nëse futbollisti do të ishte i interesuar të kalonte në San Siro.

Megjithatë, dy klubet përkatëse nuk kanë kontaktuar njëri-tjetrin rreth transferimit të italianit.

Sky Sport raportor se kampioni italian nuk do ta mbajë në radhët e veta një lojtar që nuk dëshiron të qëndrojë.

Gjithashtu ka disa thashetheme që Juve i kërkoi Alessio Romagnolin si pjesë të një shkëmbimi, por kjo nuk është konfirmuar.

Bianconerët janë të gatshëm ta shesin Bonuccin, duke pasur parasysh se ka në dispozicion dy qendërmbrojtës të rinj, Daniele Ruganin, dhe Mattia Caldaran. /Telegrafi/