Site icon Telegrafi

Bonucci mirëpret Dzekon te Juventusi: Sulmues i klasit botëror

Leonardo Bonucci - Edin Dzeko. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Edin Dzeko është dëshira më e madhe e Andrea Pirlos për repartin e sulmit te Juventusi.

Sulmuesi boshnjak i Romës prej vitesh luan në Serie A ku dallohet me golat e asistimet e tij.

Juventus është gati t’i ofrojë Romës 12 milionë euro, ndërsa për Dzekon ka bërë gati një kontratë dy vjeçare me 7,5 milionë euro pagë vjetore.

Edin Dzeko. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Megjithatë boshnjaku ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër, pasi dëshira e tij dhe e familjes është të vazhdojnë jetën në Romë.

E pas ndeshjes Itali – Bosnje, Leonardo Bonucci ka folur për Dzekon, duke e ngritur në qiell.

“Dzeko është një lojtar i shkëlqyer, një sulmues i klasit botëror. Ai i ka të gjitha, teknikë, vrapim dhe driblim”,

Leonardo Bonucci dhe Edin Dzeko. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Edin është një lojtar që i vendos gjithmonë mbrojtësit në vështirësi”, ka deklaruar Bonucci.

Kësisoj mbrojtësi italian e mirëpret Dzekon te Zonja e Vjetër, por tani gjithçka ka mbetur në dorën e boshnjakut të vendos nëse do të kaloj në Juventus ose jo. /Telegrafi/

Exit mobile version