E ardhmja e Leonardo Bonuccit është një nga temat më të përfolura të momentit në Itali.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Sportitalias kapiteni i Milanit dëshiron rikthimin te Juventusit, një vit pas largimit.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një mbrojtësi dhe 31-vjeçari me këtë rast ka shprehur vullnetin për t’u kthyer te klubi nga Torino.
GdS thotë se kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë largimin e Bonuccit te Juve, por gjithmonë nëse kjo i përmirëson shanset e tyre për të siguruar shërbimet e Gonzalo Higuainit.
Me largimin e mundshëm të Daniele Ruganit te Chelsea, kapiteni i Milanit do kishte hapësirën e vjetër të tij në formacionin e Massimiliano Allegrit.
Edhe pse Bonucci i ka shprehur trajnerit të Milanit dëshirën për t’u larguar, rikthimi te Juve është vetëm një ide.
Për atë kanë shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.
Leonardo ishte pjesë e bardhezinjve për shtatë sezone, ku në gjashtë ka fituar Serie A. /Telegrafi/