Leonardo Bonucci ka pranuar zbritje të pagës deri në 2 milionë euro, pasi dëshiron me çdo kusht të bashkohet me Juventusin nga Milani.
Mbrojtësi ishte bashkuar me Rossonerët nga Juve vitin e kaluar, por tani po kërkon një kthim në Torino.
Ai aktualisht fiton 7.5 milionë euro me klubin nga San Siro, por Tuttosport raporton se ai është i gatshëm që të ulë kërkesat e tij në 5.5 milionë euro në sezon me ‘Zonjën e Vjetër’.
Marrëveshja mes klubeve është arritur me Bonucci që do të kthehet te Juve dhe me Mattia Caldara që do të shkojë në drejtimin e kundërt.
Megjithatë, marrëveshja nuk është bërë zyrtare ende, pasi po punohet që në Milan të shkojë edhe Gonzalo Higuain.
E në anën tjetër Higuain nuk dëshiron ta pranojë huazimin te Rossonerët dhe kërkon pagë prej 9 milionë euro në sezon.
Në momentin që Higuain e jep dritën e gjelbër për të kaluar në San Siro, shkëmbimi Bonucci-Caldara do të bëhet zyrtar. /Telegrafi/