Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë prej gjashtë milionë eurosh me Milanin.
Pas raportimeve që dolën dje për një lëvizjeje në San Siro, marrëveshja se është duke ecur me ritëm sot (e enjte), me dy klubet që thuhet se po lëvizin më pranë një marrëveshjeje.
Mendohet se Bianconerët do të shesin mbrojtësin për 40-45 milionë euro pa përfshirë fare Mattia De Sciglion në marrëveshje.
Sipas MilanNews, Bonucci ka rënë dakord për një kontratë me vlerë prej gjashtë milionë eurove në sezon dhe është i gatshëm të bashkohet me Rossonerët.
Nëse konfirmohet këto është biseda dhe arritja e marrëveshjes, atëherë zyrtarizimi nuk është edhe larg pasi Juve njihet si skuadër që nuk i mban lojtarët që duan të largohen. /Telegrafi/