Telegrafi

Bonucci: Juventusi ende favorit për titull

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, pranon se Rossonerët janë ende një hap prapa Juventusit.

Milani ka shpenzuar mbi 200 milionë euro në tregun e transferimeve dhe mbrojtësi italian ishte një nga top transferimet e mëdha.

Tash, Bonucci thotë se Juve vazhdon të jetë favorite për titull.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Milani

“Juve mbetet favorite për titull dhe Napoli ka mundësi të mëdha të luftojë për titull”.

“Ne jemi një hap prapa këtyre dy ekipeve, por nuk e kufizojmë veten. Pas këtyre dy klubeve e shoh Milanin, Interin dhe Romën në nivel të barabartë”.

“Një sulmues top klasi nëse vjen do të lehtësonte gjërat. Do të ishte mbyllja perfekte e një tregu të mrekullueshëm të transferimeve”, u shpreh Bonucci.

/Telegrafi/