Leonardo Bonucci ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga Torino deri në vitin 2021.
Për gazetën sportive italiane Corriere dello Sport italiani zbuloi se e kishte refuzuar Barcelonën.
“T’i thuash jo Barcelonës dhe Manchester Cityt nuk është e lehtë. Unë morra vendimin duke marrë parasysh të gjitha gjërat”, tha reprezentuesi italian.
Ai më tutje ka thënë se Juventusi nuk e ka të sigurt titullin këtë vit, por në garat evropiane do të jenë më të suksesshëm këtë sezon.
“Unë jam i lumtur tek Juventus dhe dua të fitoj në Itali dhe të fillojmë me fitore edhe në Evropë. Në Serie A nuk kemi asgjë të sigurt. Në Evropë duhet të kemi një qëndrim të vendosur dhe me këtë formë dhe me trajnerin Allegri jam i sigurt që mund të shkojmë deri në fund”, tha Bonucci. /Telegrafi/