Leonardo Bonucci e shkëmbeu fanellën me Lionel Messin në fund të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.
“Me kënaqësi e mora fanellën e lojtarit më të mirë në botë, prandaj ishte një moment i këndshëm për koleksionin tim personal”.
“Djali im do të gëzohet shuam, edhe pse do të gëzohej shumë më tepër me atë të Andrea Belottit!”, ka thënë Bonucci.
https://www.youtube.com/watch?v=JbP4eQy6GFw
Ndeshja në Camp Nou përfundoi pa gola, ashtu që në gjysmëfinale u kualifikuan Bianconerët.
Juve mund të ndeshet me Real Madridin, Monacon apo Atletico Madridin në fazën tjetër. /Telegrafi/