Telegrafi

Bonucci arrin në Milano, tifozët i bëjnë pritje të madhe (Foto/Video)

Leonardo Bonucci ka arritur në në qytetin e Milanit, ku është pritur nga shumë tifozë të Milanit. 

Mbrojtësi italian ka pranuar kushtet e transferimit te Milani, ndërsa thuhet se edhe dy skuadrat kanë gjetur një zgjedhje.

Lexo po ashtu Sky: Bonucci te Milani, e kryer

Kështu, Bonucci pasi ka përshëndetur shokët e skuadrës te Juventusi është nisur drejti Milanos.

Bonucci i qeshur pas arritjes në Milano

Nuk ka vonuar shumë dhe italiani ka mbërritur te “Casa Milan”, aty ku pritet të përfundoj gjithçka para nënshkrimit të kontratës.

Vlen të theksohet se para “Casa Milan” ishin dal shumë tifozë Rossoner për ta pritur, duke i ofruar një pritje shumë të zjarrtë. /Telegrafi/