Ish-ylli i Juventusit dhe Interit, Roberto Boninsegna beson se Mauro Icardi është më i mirë se Gonzalo Higuain.
Dy skuadra e mëdha italiane takohen në Torino të dielën në mbrëmje, në një ndeshje e cila është duke u faturuar si një përballje mes dy sulmuesve argjentinas, Icardi dhe Higuain, të cilët janë kryesojnë së bashku renditjen e golashënuesve në Serie A.
Por, sipas ish-sulmuesit të dy skuadrave, Boninsegnas, sulmuesi i Interit është më i mirë se ai i Juventusit, transmeton Telegrafi.
“Icardi është më i mirë se Higuain. Mauro së shpejti do të ia ‘vjedh’ vendin ‘Pipitas’ në ekipin kombëtar, ndoshta duke luajtur së bashku me [Paulo] Dybalan”, ka thënë Boninsegna në një intervistë për QS-Sport.
“Bianconerët janë shumë të fortë, por ekipi i Piolit nuk janë dorëzuar”, përfundoi ish-sulmuesi italian.
Ndryshe, Boninsegna ka shënuar 113 gola në 197 ndeshje për Interin, para se të transferohet më pas te Juve, ku fitoi dy Scudetto. /Telegrafi/