Site icon Telegrafi

Bombat ruse godasin aeroportet në pjesën perëndimore të Ukrainës

Bombat ruse po godasin pandërprerë aeroportet në pjesën perëndimore të Ukrainës, në afërsi të qyteteve Lutsk dhe Ivano-Frankiivisk.

Këto zona janë larg vendit ku janë të stacionuara trupat ruse – ku shumica e pjesës perëndimore e Ukrainës ka mbetur e paprekur deri më tani, transmeton Telegrafi.

Ndryshe Ukraina ka hyrë në ditën e 16 të agresionit rus, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.

Në anën tjetër dje në Turqi janë takuar ministri i Jashtëm ukrainas dhe ai rus, për të diskutuar për situatën në Ukrainë dhe për arritjen eventuale për armëpushim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version