Telegrafi

Bombardohet një shkollë në Avdiivka, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme publikon pamjet e objektit të përfshirë nga zjarri

Një shkollë në qytetin Avdiivka në Donetsk të Ukrainës është shkatërruar nga raketat ruse, ka bërë të ditur zëvendësministrja e Punëve të Jashtme i Ukrainës.

Emine Dzheppar postoi një video të shkollës së përfshirë nga zjarri, e treta që u shkatërrua në këtë qytet nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gazetari ukrainas publikon pamjet që tregojnë se si dukej furnizimi me armë dhe tërheqja e të plagosurve nga Azovstali

Derisa kulmi i shkollës digjej, tymi i zi ngritej në qiell e flamuri i Ukrainës që ishte në shtizë, akoma valonte.

“Pushtuesit rusë po vazhdojnë me shkatërrime, vrasje dhe vjedhjen e ardhmërisë së fëmijëve të Ukrainës”, shtoi Dzheppar. /Telegrafi/