Site icon Telegrafi

Bombardohen fabrikat në Mariupol, publikohen pamjet

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur bombardohet qyteti port në Detin e Zi, Mariupoli që prej javësh është rrethuar nga trupat ruse

Sipas ushtrisë ukrainase, bëhet fjalë për sulmet ajrore ruse që shkatërruan një sërë fabrikash, ndër to edhe ato të hekurit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ndihen efektet e sanksioneve, fabrika ruse për prodhimin e tankeve pezullon punën

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 2.400 persona kanë humbur jetën në Mariupol, nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

E pamjet tregojnë momentin kur bombat ruse bien mbi fabrikat në këtë qytet dhe shkatërrohet gjithçka. /Telegrafi/

Exit mobile version