Site icon Telegrafi

Bombardime e luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasëve në Lviv

Në Lviv të Ukrainës ka pasur bombardime të njëpasnjëshme nga forcat ruse, ku nuk janë kursyer as civilët, pasi cak ishin edhe ndërtesat kolektive.

Madje ushtria e Vladimir Putinit ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi për të bombarduar këtë qytet – duke goditur edhe fabrikat për riparimin e sistemeve kundërajrore, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky i kërkon NATO-s më shumë armë: Nuk po mund t'i rrëzojmë aeroplanët me pushkë automatike

Në këto sulme janë përdor raketa me rreze të gjatë veprimi – pra S-300 si dhe sistemi kundërajror i njohur si BUK.

Luftime të ashpra ka pasur edhe në periferi, ku forcat ukrainase për asnjë moment nuk po i lejojnë forcat ruse të futen më thellë. /Telegrafi/

Exit mobile version