Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba thuhet se pritet të mbërrij sot në Angli, përpara një kalim te Manchester United.
24-vjeçari është gati të përfundojë pushimet e tij në Shtetet e Bashkuara, dhe shikuesit janë duke pritur për të parë nëse ai do të zbret në Itali apo në Mbretërinë e Bashkuar.
Max Allegri tha në konferencën e sotme për shtyp, përpara ndeshjes së nesërme kundër West Ham, se Pogba është një lojtar i Juventusit dhe se ai do të jetë në Itali me pjesën tjetër të ekipit të dielën në mbrëmje.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Premium Sport thotë se Pogba do të zbres në Angli sot, me qëllim të nënshkrimit me Manchester United.
Përditësime të reja priten gjatë gjithë ditës, pasi saga ‘Pogboom’ duket se do të lëviz drejt një përfundimi. /Telegrafi/