Telegrafi

Bomba e parë shërbeu si “paralajmërim” për civilët e zonës së banuar, e dyta e bëri rrafsh me tokë shtëpinë – metodat që ushtria izraelite i përdor në sulmet ajrore

Një video rrëqethëse e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur një raketë e ushtrisë izraelite godet një shtëpi në veri të Rripit të Gazës, ku fillimisht “shkundet” vetëm kulmi për “t’i dhënë kohë banorëve” të shmangin strukturën që shembet nga sulmi ajror.

Pamjet janë shpërndarë nga Fares Marwan Alghoul, ku shfaqet ndikimi i goditjes së parë që prodhon një re tymi dhe pluhuri në shtëpinë që ende qëndron në themelet e saj, transmeton Telegrafi.

Por disa sekonda më pas ajo goditet nga një raketë që e bën rrafsh me tokë. E në vitin 2009, Kombet e Bashkuara njoftuan se teknika nuk ishte “efektive si paralajmërim nga një sulm i mundshëm në një zonë të banuar me civilë”.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ekzistojnë disa mënyra me të cilat mundohet të minimizoj “dëmet mbi civilët” në zonat e banuara.

Madje thuhet se ka raste kur ata njoftohen përmes telefonit apo duke u dërguar mesazhe, e hedhur letra që paralajmërohen për sulme ajrore siç ishin rastet në vitet 2008-2009. /Telegrafi/