Site icon Telegrafi

Boksierit Nuri Seferi ia vjedhin pasqyrat e veturës në Tiranë

Kampioni i Evropës në boks, Nuri Seferi, ka rënë pre e hajnave të makinave në Tiranë.

Këtë ai e ka konfirmuar përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook, ku ka bërë me dije se mbrëmë i janë vjedhur pasqyrat e veturës së tij top BMW X5.

“Të dashur miq, mbrëmë në Tiranë te rruga e Barrikadave në orët e vona të natës mi kanë vjedhur dy pasqyrat e veturës sime BMW X5”, ka treguar ‘Tajsoni Shqiptar’, raporton Koha.net.

Ai ka theksuar se ndjehet shumë i revoltuar nga ky gjest aspak i moralshëm dhe i ndershëm, “jo për koston që mbajnë këto dy pasqyra, por për nivelin mjaft të ulët që i karakterizon disa njerëz këtu në shtetin amë ku prishin imazhin dhe bukuritë e këtij vendi”.

Exit mobile version