Site icon Telegrafi

Boksieri shqiptar po e ndihmon Joshuan për revanshin ndaj Usyk

Boksieri ynë i mirënjohur Agron Smakiçi është duke qëndruar në Britani të Madhe, derisa janë mësuar edhe arsyet.

Ai është duke e ndihmuar ish-kampionin e botës, Anthony Joshuan për revanshin e tij ndaj Oleksandr Usyk që zhvillohet këtë vit.

Britaniku më 20 gusht do të ketë revanshin me ukrainasin në Jeddah të Arabisë Saudite, duke tentuar kështu që t’i rikthejë titujt WBA, WBO dhe IBF në brezin e tij.

Lexo po ashtu Frikë në kampin e Usyk nga seanca e fundit të Joshuas - britaniku po stërvitet si i "çmendur"

Derisa Joshua ka filluar stërvitjet për rimeçin, ai ka ndryshuar të gjithë kampin e tij stërvitor.

Pjesë e këtij kampi raportohet se është edhe boksieri shqiptar me shumë përvojë, Agron Smakiçi, që duket se është edhe partner në sparring.

Pasi ndau rrugët me Rob McCracken, AJ tani po bashkëpunon me Angel Fernandez dhe Robert Garcia, të cilët kanë udhëhequr 14 luftëtarë drejt titujve botërorë. /Telegrafi/

Exit mobile version