Pa përgjegjësinë e funksionarëve më të lart, pjesa “kërcënimi terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” për ngjarjet e 27 prillit të viti të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë nuk kanë logjik, vlerëson Sllobodan Bogoevski, kryetar nderi i Komitetit për mbrojtjen e së drejtës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Që të ekzistoj pjesa “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” me patjetër të ketë qëllime politike. Nëse nuk ulet në bankën e të akuzuarve kryetari Gjorge Ivanov, ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski atëherë kjo punë nuk do të ketë kuptim dhe jetë. Është e dyshimtë se personat e akuzuar e kanë dëmtuar ligjin dhe kanë kryer vepër penale, por nëse ngelim pa përgjigje se kush i ka organizuar dhe udhëhequr ato në sulmin ndaj Kuvendit atëherë procedura do të ishte e po logjikshme, tha Bogoeveski.
Gjykata sot deklaroi se është pranuar akti e ngritur nga Prokuroria Publike për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar. /Telegrafi/