Jeremie Boga është një nga zbulimet e këtij edicioni në kampionatin italian Serie A.
Sulmuesi anësor i Sassuolos ka bërë paraqitje fantastike duke arritur të shënojë tetë gola në kampionat dhe duke shtuar edhe katër asistime për bashkëlojtarët e tij.
E falë formës së mirë këtë edicion, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha italiane.
Roma, Milan, Inter dhe Napoli janë duke dueluar për t’i fituar shërbimet e sulmuesit këmbëshpejtë.
Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar interesimin e skuadrave të mëdha për të, teksa thotë se është kënaqësi që emri i tij lidhet me këto skuadra.
“Kam lexuar që shumë klube italiane janë vënë pas meje dhe kjo është e vërtetë”.
“Kur e shoh emrin tim në listë të klubeve si Roma, Inter, Milan e Napoli me të vërtetë ndihem i lumtur, por momentalisht jam te Sassuolo dhe i lumtur në këtë skuadër”.
“Jam i fokusuar ta përfundojë sezonin me Sassuolon dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi për RMC sulmuesi afrikan.
Ish-anëtari i Chelseat mund të largohet nga Sassuolo, por klubi italian dëshiron të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/