Asgjë nuk po shkon mirë për Mauo Icardin këto ditë.
Argjentinasi në librin autobiografik të tij zbuloi trimërinë e tij ndaj tifozëve ultras në takimin e famshëm të sezonit të kaluar ndaj Sassuolos.
Kjo nuk ka pëlqyer aspak tifozëve ultras të Interit, të njohur si Curva Nord, të cilët bojkotuan takimin ndaj Cagliarit, por shfaqën një banderolë fyese ndaj kapitenit të tyre.
Por, Icardi mund të mos jetë më kapiten i Nerazzurrëve, pasi kjo nuk u mohua as nga trajneri i Interit, Frank de Boer dhe as nga zëvendës presidenti dhe legjenda, Javier Zanetti.
“Heqja e shiritit të kapitenit Icardit? Është diçka që do ta diskutojmë nesër”, ka thënë De Boer.
“Tifozët janë më të rëndësishëm se gjithçka. Largimi i shiritit të kapitenit? Do të flasim për këtë më vonë”, ka thënë Zanetti për situatën e krijuar.
Vlen të theksohet se Icardi humbi një penallti ndaj Cagliarit. /Telegrafi/