Telegrafi

Boban: Ibrahimovic është një kampion si Gullit, Baresi dhe Maldini – do të luajë në derbi ndaj Interit

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Drejtori sportiv i Milanit, Zvonimir Boban ka pohuar se Zlatan Ibrahimovic do të luajë derbin ndaj Interit dhe pranoi që suedezi rrezikonte gjithçka kur erdhi në Milano.

Boban ka lavdëruar superyllin suedez për përulësinë e tij në zheveshtore te Milani dhe se si ai menjëherë kuptoi se sa delikate ishte momenti për kuqezinjtë.

“Kampionët bëjnë gjithçka për ekipin. Para së gjithash, kjo është ajo që duhet të bëjnë”, ka thënë fillimisht Boban për Calciomercato në një ngjarje në Milano.

Lexo po ashtu Lukaku para derbit Inter-Milan: Ibra është një kampion

“Ashtu si Ruud Gullit, Franco Baresi, Paolo Maldini, por edhe Roberto Baggio, George Weah dhe Ibrahimovic”.

“Ibrahimovic është një kampion i pastër. Zlatan ka një personalitet të veçantë. Ai është veçanërisht profesional. Ai hyri në zhveshtore me përulësi, duke ditur forcën e ndikimit që mund të kishte. Kjo nuk është e lehtë”.

Ndikimi i Ibrahimovicit te Milani ka qenë i menjëhershëm (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ai e kuptoi atmosferën në zhveshtore. Delikatesën e momentit. Ibra rrezikonte gjithçka. Ndikimi i Ibras ishte aty”.

Lexo po ashtu Kush është sulmuesi më i mirë në Serie A nga viti 2000 - Ronaldo Fenomeni numër një, pasohet nga CR7, Sheva mbetet i treti

Tani, Milani përgatitet për Derby della Madonnina të dielën dhe Boban insiston që 38-vjeçari është i gatshëm të përballet me Interin.

“Ai deshi të luaj kundër Veronës të dielën dhe do të jetë në derbin këtë fundjavë. Ndeshja tjetër është gjithmonë ndeshja që është më e rëndësishmja. Është një derbi i veçantë”, përfundoi drejtori sportiv. /Telegrafi/