Milani ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Itali para përballjes miqësore ndaj Feronikelit që zhvillohet nesër (10 gusht).
Drejtori i përgjithshëm, Ivan Gazidis dhe Zvonimir Boban, kanë përcjell nga afër stërvitjet që kanë zhvilluar Rossonerët para se të nisen për në Kosovë.
Kampioni i Kosovës do të ketë një rast të veçantë që t’i shikojë përgatitjet e lojtarëve të tyre për sezonin 2019/20, sidomos ndaj një kundërshtari që është shtatë herë kampion i Evropës.
“Stërvitje në prag të miqësores në Kosovë nën sytë vëzhgues të menaxhmentit”, thuhet në faqen e Milanit
📸 Training on the eve of the friendly under the watchful eyes of the management 🔴⚫️
📸 L'allenamento alla vigilia dell'amichevole in Kosovo sotto gli occhi di Gazidis e Boban 🔴⚫#ForzaMilan pic.twitter.com/hBc3Rd35Io
— AC Milan (@acmilan) August 9, 2019
Skuadra italiane në këtë takim do t’i ketë të pranishëm 24 lojtarë, e që për tifozët shqiptarë të Milanit do të jetë një rast për mos u humbur.
Shtatë herë kampioni i Evropës me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Ligës së Kampionëve, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.
Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini të shtunën nga ora 20:45, por edhe Telegrafi do të ketë mbulim rreth këtij takimi. /Telegrafi/