Telegrafi

Boateng do të jetë i larguari i parë nga Bayerni, e ardhmja e tij mes Anglisë dhe Francës

Robert Lewandowski. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Pas nëntë viteve qëndrim në Munich, Jerome Boateng do të largohet nga skuadra e tij aktuale Bayern Munich.

Qendërmbrojtësi gjerman nuk është në planet e klubit dhe trajnerit Hans-Flick për edicionin e ri.

Bayerni kërkon ta rinovojë mbrojtjen dhe Boateng nuk bënë pjesë në planet e tyre për edicionin e ri.

Përkundur që lojtari ka kontratë deri në verën e vitit 2021, Bayerni synon shitjen e tij këtë afat kalimtar.

Jerome Boateng. (Photo by Kai Pfaffenbach/Pool via Getty Images)

31-vjeçari mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku Chelsea dhe Arsenali kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Por një ofertë shumë interesante për lojtarin ka ardhur edhe nga Ligue 1, me kampionin në fuqi PSG që duan transferimin e tij.

Bayerni është gati ta lejoj largimin e Boatengut nëse vije një ofertë prej 15 milionë eurove. /Telegrafi/