Site icon Telegrafi

BND-ja gjermane u futet në valë, regjistron bisedat e ushtarëve rusë në Bucha

Gjermania ka arritur të regjistroj bisedat që i kishin bërë ushtarët rusë në radiolidhje, në kohën kur vranë civilët në Bucha, shkruan Der Spiegel.

Inteligjenca gjermane ka prezantuar të gjeturat gjatë të mërkurës, ku është bërë e ditur janë dëgjuar ushtarët rusë duke biseduar në radiolidhje në Bucha, qytet ky në Ukrainë ku u masakruan qindra civilë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë njësinë speciale të ushtrisë ruse

Në një bisedë, ushtari rus dëgjohet duke folur me dikë sesi kishte qëlluar mbi dikë që ishte me biçikletë. E një fotografi e shkrepur në periferi të Kievit, shfaq trupin e pajetë të riut pranë një biçiklete.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka refuzuar të komentoj raportin e Shërbimit Sekret gjerman BND, e në anën tjetër Rusia po mohon kategorikisht pretendimet se ka kryer krime lufte në Bucha.

Lexo po ashtu Zelensky: Rusia po fsheh provat e vrasjes së civilëve në rajonet e okupuara në Ukrainë

Ky raport vjen në kohën kur Ukraina bëri të ditur se posedon audio-incizime që janë kapur përmes valëve të radiolidhjeve të ushtarëve rusë – që janë urdhëruar të qëllojnë mbi civilë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version