Site icon Telegrafi

BMW X5 M me 750 kuajfuqi, për të garuar me Lamborghini Urus (Foto)

Kompania gjerman G-Power, ka përpunuar motorin e modeli X5 M nga BMW, duke ia mundësuar të prodhojë 750 kuajfuqi e për të garuar me modelin Urus.

Për modelin Urus nga Lamborghini, është thënë se është një super SUV, apo më i shpejti deri më tani sa i përket këtyre makinave, transmeton Telegrafi.

Me motorin 4.0-litra V8 nga Audi, që prodhon 650 kuajfuqi, arrin prej zero deri në 100 kilometra në orë për 3.6-sekonda, teksa ka shpejtësi maksimale prej 300 kilometrave në orë.

Për ta mposhtur këtë veturë të mahnitshme, që nuk ka ndonjë rival, është intervenuar në një BMW, të cilës iu vu motori shumë më i fuqishëm, si dhe iu ndërrua sistemi i lëshimit të gazrave. Ndonëse në statistika del të jetë më i fortë, pritet të shihet nëse mund ta mposhtë Urusin edhe në pistën e garave. /Telegrafi/

Exit mobile version