Telegrafi

BMW X1 që tërheq me rrotat e para (Foto)

Përderisa seria e tanishme e X1 është i bazuar në platformën e BMË seria-1, që fuqinë e motorit e dërgon me rrotat e pasme e edhe me të katër rrotat, varësisht prej tipit, gjenerata e ardhshme e X1 do të adaptohet në platformën UKL, të serisë së dytë, që ka rrotat e para aktive.

UKL është platformë e bazuar në rrotat e para aktive, por mund të ketë edhe opsionin me të gjitha rrotat.

Inxhinierët janë duke punuar për ta përmirësuar e adaptuar këtë platformë, teksa synohet edhe të ulet kostoja e prodhimit, që të dalë me një çmim më të mirë në shitje.

Platforma UKL thuhet se do të përdoret edhe te shumë tipa të rinj të veturave të BMW-së dhe të MINI-të, transmeton koha.net.

BMW X1 do të ketë edhe hapësirë më shumë nga brenda dhe thuhet se janë duke punuar për ta bërë edhe variantin me shtatë ulëse.

Motorin standard do ta ketë 2.0 litërsh turbo , ndërsa do të ketë edhe versione të tjera, e versioni më i fuqishëm i këtij tipi do të ketë 231 KF. Marshin manual do ta ketë me gjashtë shpejtësi, ndërsa atë automatik me tetë.

Vetura pritet të dalë në shitje në muajt në vijim, ndërsa çmimi ende nuk dihet.