BMW do të prezantojë një koncept të ri “Spyder” bazuar në modelin sportiv “i8” në ngjarjen e teknologjisë “CES 2016”, model ky që pritet shumë shpejtë të futet në prodhim të gjerë.
Raportet, që vijnë nga Auto Express, thonë se ky model do të fokusohet në teknologjinë e automjetit pasi që CES është një shfaqje elektronike.
Koncepti i parë i këtij modeli ishte zbuluar në shfaqjen “Bejing Motor Show” më 2012, me konceptin e dytë që pritej të sillte disa përmirësime dhe një ri-dizajn, transmeton lajmi.net.
BMW është duke punuar me shumë mund në këtë model, i cili pritet të ketë motorin me hidrogjen.