Telegrafi

BMW sjell rivalin e Mercedes-Benz S-Class

Kompania për prodhimin e veturave BMW, raportohet se është duke menduar të lansojë modelin 9-Series Coupe.

Nëse jepet leja për prodhim, modeli do të jetë i bazuar në gjeneratën e re të Rolls-Royce Phantom. Koncepti i BMW-së ende nuk është aprovuar, por raportohet se do të jetë i frymëzuar nga Vision Future Luxury Concept.

Motori i veturës pritet të jetë më i fuqishëm se 3.0-litra dhe mësohet se do të jetë 4.4-litra V8 me turbo të dyfishtë.

Vetura fillimisht do të dalë në shitje në Amerikë, Kinë dhe Britani të Madhe ndërsa pritet të jetë rival i madh i Mercedes-Benz S-Class Coupe.