Motoçikleta e të ardhmes është aq e sigurt sa që vozitësit mund ta ngasin pa helmetë dhe asnjëherë nuk do të rrëzohen.
Sipas Daily Mail, kompania BMW siguron se nuk ka asnjë rrezik me të.
Krijuesi gjerman i veturave zbuloi Motorrad Vision Next 100, e cila është lëshuar me rastin e përvjetorit të 100-të, transmeton KosovaPress.
Motoçikleta me zero emetime ka vetë-balancim, rrota të dizajnuara për të qëndruar në këmbë edhe në një ndalesë të plotë.
Duke u nisur nga ky stabilitet, sipas kompanisë lejohen vozitësit të heqin dorë nga bartja e helmetës.