Shumë shoferëve ju ka ndodhur të rrisin shpejtësinë, megjithëse drita është ende e kuqe, apo të ndalojnë me shpejtësi kur dritat e trafikut papritmas ndryshojnë.
Këto do të jenë gjëra të së kaluarës, së paku për shoferët që kanë veturë BMW.
Kompania gjermane e veturave, e ka krijuar një aplikacion që tregon se kur do të ndizet drita e caktuar në trafik, transmeton Telegrafi.
Aplikacioni EnLighten lidhet me sistemin e semaforëve në qytet dhe përmes sistemit GPS tregon me saktësi për dritën që do të ndizet.
Në ekran do të tregohet dhe për sekondat që kalojnë, deri në momentin e ndryshimit të dritave. /Telegrafi/