Telegrafi

BMW M4 GTS me 500 PS prezantohet zyrtarisht (Foto)

BMW ka prezantuar zyrtarisht modelin M4 GTS para debutimit të tij, që do të bëhet në panairin e veturave në Tokio.

Kjo veturë do të jetë e limituar në vetëm 700 njësi të prodhuara, transmeton koha.net.

I përshkruar si “ekskluzivitet teknologjik që lartëson potencialin e BMW M4 Coupe”, M4 GTS ka një trup shumë agresiv e aerodinamik të kombinuar me alumin e fibra të karbonit.

BMW M4 posedon motorin 3.0-litër Twin-Power Turbo me gjashtë cilindra i cili është i pajisur me teknologjinë injeksion me ujë që mund të prodhojë 500 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 305 kilometra në orë.