Site icon Telegrafi

BMW M3 i ri arrin në shtator me 500 kuaj fuqi (Foto)

Specifikat për këtë model të vitit 2020, më në fund janë bërë të ditura

Deri më tani, ka pasur shumë lajme se për M3 është duke u punuar në mënyrë intensive, por asnjëherë nuk janë bërë të ditura specifikat, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, prodhuesi gjerman ka bërë të ditura se në gjeneratën e re të këtij modeli, do të jetë motori me 3.0 litra, që është shfrytëzuar edhe në X3 M dhe X4 M, që u lansuan në fillim të muajit të kaluar.

Mirëpo, crossoveri M3, do të jetë edhe më i fuqishëm se këto modele, që nuk prodhojnë më shumë se 473 kuaj fuqi, pasi ka mundësi të prodhojë gjithsej 500 njësi.

Ende nuk është bërë e ditur, se kur do të lansohet BMW M3 i ri, por ka mundësi që ta shohim gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show. /Telegrafi/

Exit mobile version