Telegrafi

BMW M3 CS i fokusuar për pista u shfaq për herë të parë derisa po testohej

Makina e fokusuar për pista, u pa për herë të parë deri më tani

Për një kohë të gjatë, BMW është duke punuar në M3, derisa kjo është hera e parë që shihet versioni i fokusuar për pista M3 CS, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, duket se është vetëm një përditësim në versionin aktual, por nëse shikohet në detale, shihet krahu në pjesën e pasme dhe hapësirat më të mëdha për hyrjen e ajrit në pjesën e përparme, që lë të kuptohet se është një BMW shumë më sportiv.

Shtresa të mëdha kamuflazhi, e kanë mbuluar çdo pjesë të makinës, po ka mbetur i zbuluar kulmi që është më i rrafshët se modeli tanishëm, derisa ia janë ndryshuar edhe gypat për nxjerrjen e gazrave.

Të gjithë përbërësit janë të pa kompletuar, duke lënë të kuptohet se makina është në fazat e hershme të zhvillimit dhe duhet pritur një kohë, derisa të lansohet.

Brenda kësaj BMW pritet të jetë motori i X3 M apo X4 M, që pritet të prodhojë 473 kuaj fuqi apo 503 kuaj fuqi. /Telegrafi/