Divizioni M i BMW-së mendon se modelet hibride do të jenë të pashmangshme në të ardhmen dhe se kompania do të ndjek këtë ritëm.
Dirk Hacker, zëvendëspresident i BMW M, ka konfirmuar të ardhmen e modeleve me performancë të lartë në formën hibride.
“Do të shikojmë në elektrifikim – mendoj se do të jetë e pashmangshme – por kjo varet në mundësitë për rritje të performancës”, ka thënë ai për AutoExpress.
Ai po ashtu ka thënë se fansat e BMW-së nuk duan lëvizje drejt elektrifikimit të plotë.
“Kemi gjetur që klientët tanë nuk janë të interesuar në vozitjen pa motor me djegie. Ata duan të dinë nëse këto ndryshime ndihmojnë performancën”, ka shtuar ai.
Kjo nënkupton që BMW M tërësisht elektrik nuk do të prodhohet, të paktën në të ardhmen e afërt.