Duket se më në fund do të prodhohet BMW i8 Spyder.
Ky koncept ishte shpalosur tre vjet më parë, ndërsa tani shefi i BMW-së Harald Kruger ka konfirmuar se koncepti është gati për prodhim.
Kruger për “Handelsblatt” nuk ka treguar për specifikat e automobilit, por ka konfirmuar se ai do të “prezantohet shumë shpejt”.
Nuk dihet akoma se sa versioni i prodhuar do të ngjajë me konceptin
Modeli i8 aktualisht ka kombinim të motorit tre-cilindrës 1.5-litër, një motori elektrik dhe një baterie litium-jon. Së bashku ky kombinim ofron 362 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.4 sekonda.
Termi Spyder i referohet automobilave me dy ulëse dhe kabrio.