Telegrafi

BMW ‘Grace Line’, vetëm 160 njësi (Foto)

Kompania BMW përsëri ka përgatitur një seri të veçantë nga një prej modeleve të saj për tregun japonez.

Kësaj here është fjala për Serie 5, të cilën e ka bërë në një seri të limituar nën emrin Grace Line.

Serie 5 Grace Line është e dedikuar vetëm për konsumatorët në Japoni, ndërsa janë në dispozicion vetëm 160 njësi, transmeton koha.net.

Ndër të tjera, ky model karakterizohet me ngjyrën ekskluzive “Mineral Grey” (në dispozicion është edhe me ngjyrë “Mineral White”), rrotat prej alumini me diametër prej 18-inç, maskën e përparme të bërë nga mat-krom, kornizat e xhamave BMW Individual, dritat e përparme adaptive LED, dritat LED për mjegull, ulëset e përparme sportive, lëkurën Dakota me ngjyrë Oyster, timonin M Sport me lëkurë Nappa, si dhe sistemet si Active Cruise Control dhe Lane Change Warning.

Duhet theksuar se fjala është për versionin 523i me motor benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra dhe 523d me motor me naftë 2.0-litër.