Site icon Telegrafi

BMW, Daimler dhe Volkswagen akuzohen nga BE

Më shumë se tre vite pas skandalit të Dieselgate, Bashkimi Evropian akuzon BMW, Daimler dhe Volkswagen për marrëveshje të fshehtë për të shmangur konkurrencën në lidhje me teknologjitë që ulin emetimet ndotëse.

Tashmë e gjendur në pozitë të vështë nga trukimi në shkallë të gjerë i 11 milionë automjeteve dizel nga ana e Volkswagen, e bërë publike si rast në shtator të 2015, industria gjermane duhet t’i përgjigjet këtyre akuzave, me shumë mundësi që do t’i rëndojnë shumë mbi financat dhe imazhin e saj.

Kjo çështje krijoi shqetësim në fund të 2017, kur Komisioni Evropian njoftoi inspektime në lidhje me këtë kartel prej pesë prodhuesit (BMW, Daimler, Volkswagen, si dhe Audi dhe Porsche, degë të Volkswagen).

Më konkretisht, sipas përfundimeve të një hetimi paraprak të njoftuar sot, Bruksel dyshon ”rrethin e të pestëve” se kanë marrë pjesë në takime për të rënë dakort në fshehtësi për të shmangur çdo konkurrencë për zhvillimin e dhe shpalosjen e teknologjive që mundësojnë për të ulur emetimet ndotëse të gazrave të makinave. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version