Kompania e rrotave nga Kalifornia, VMR, është përkujdesur për modifikimin e Sedanit BMW 328i, i cili kryesisht karakterizohet me rrotat e reja VMR.
Fjala është për rrotat e veçanta të kompanisë VMR V803 nga seria Gunmetal me diametër prej 19-inç, ndërsa ky model posedon eksterierin me ngjyrë të kaltër të theksuar Estoril.
BMW 328i po ashtu posedon disa elemente nga katalogu M Performance, duke përfshirë spoilerin e përparmë dhe të pasmë, si dhe difuzerin, dritat e përparme LED të reja, maskën e përparme të zezë, xhamat e pasme të errët, si dhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit, transmeton Koha.net.
Sa i përket motorit, ky BMW posedon motorin 2.0-litër Twin-Power Turbo me katër cilindra dhe me kapacitet prej 240 kuajfuqi.
Me këtë fuqi, është e mjaftueshme që ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 6 sekonda.