Site icon Telegrafi

Blogerja Sarah Berisha i drejtohet DJ PM: Nuk dua të kemi asgjë brenda

DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha momentalisht kanë qenë ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Kjo pasi dyshja thuhej se po krijonin diçka mes tyre, që duket se nuk do të ndodhë derisa janë në spektakël.

Këtë së fundmi e ka deklaruar vet influencuesja shqiptare në një deklaratë të bërë gjatë bisedës me banorët, ku i pranishëm ishte edhe DJ nga Kosova.

Sarah Berisha (Foto: YouTube)

“Ne të dy nuk do kemi asgjë brenda. Nuk dua që ta humbim njëri-tjetrin dhe raportim që kemi me njëri-tjetrin. Se çfarë do të ndodhë më pas, të shohim. Unë këtu brenda shtëpisë edhe sikur të jem nuk dua të kem asgjë. Nuk dua që të mërzitesh”.

“Nuk dua të bëj as për deklarata, dua të jem të drejtë”, kanë qenë më tej fjalët e Berishës.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Ata siç shihet dëshirojnë që të lënë gjërat të rrjedhin, për një lidhje të mundshme jashtë BBV.

DJ PM (Foto: YouTube)

DJ PM dhe DAGZ janë ndër banorët e fundit që iu bashkuan shtëpisë, të cilësuar si artistët që kanë dhënë një gjallëri e ambient tjetër.

Banorët ndërkohë garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version