Telegrafi

Blogeri rus i luftës: Edhe pse është e vështirë të pranohet, Flota e Detit të Zi nuk mundi të mbrohej kundër ukrainasve

Një bloger rus pro-luftës që besohet të jetë i afërt me Kremlinin, pranoi se Flota e Detit të Zi nuk mund të mbrohej kundër Ukrainës dhe duhej të tërhiqej prej saj.

Në një mesazhe në Telegram, Rybar tha se kjo ishte një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur.

“Megjithëse është e vështirë të pranohet, Flota e Detit të Zi tani nuk mund të sigurojë plotësisht sigurinë e saj”, shkroi Rybar.

“Për sa kohë që armiku ka qasje në det dhe aviacioni i NATO-s drejton në heshtje dronët dhe raketat atje, rreziku do të mbetet”, shtoi ai.

Komenti ishte në lidhje me një seri sulmesh të suksesshme të ukrainasve në Flotën e Detit të Zi, ku shumë anije u zhvendosën prej Sevastopolit drejt ujërave më të sigurta, shkruan insider.

Imazhet satelitore nga java e kaluar treguan se të paktën dhjetë anije ruse ishin zhvendosur në qytetin port të Novorossiysk, thanë analistët e Institutit amerikan për Studimin e Luftës.

Në një konferencë të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se kërcënimet për sulme të mëtejshme ukrainase ka të ngjarë të bëjnë që Rusia të ndryshojë operacionet e saj.

Edhe pse fuqia detare e Rusisë është dukshëm më e madhe se ajo e Ukrainës, ajo ka luftuar vazhdimisht kundër dronëve detarë shpërthyes të Ukrainës dhe, së fundmi, sulmeve me raketa lundrimi. /Telegrafi/