Telegrafi

Bllokimi shkaku i coronavirusit, disa burra kapen duke luajtur bixhoz në çatinë e një ndërtese në Indi

Një grup burrash u detyruan të largoheshin pasi një dronë i kapi ata me gjasë duke luajtur bixhoz në një çati.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që vijnë gjatë masave të rrepta të bllokimit në Indi, si pasojë e coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, pamjet tregojnë ata të grumbulluar në krye të një ndërtese në zonën Odhav të Ahmedabad në Indi.

Fluturakja e vogël pastaj rri pezull mbi pozicionin e tyre, duke bërë që të gjithë burrat ta futeshin përsëri brenda ndërtesës.

Droni më pas i dërgoi një alarm në kohë reale policisë e cila thuhet se prej atëherë ka ndërmarrë veprime. /Telegrafi/