Telegrafi

Bllokimi i drithërave ukrainase nga Rusia është një ‘krim i vërtetë lufte’ – thotë Borrell

Bllokada ruse e miliona tonëve drithë ukrainas është një “krim i vërtetë lufte”, thotë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Është e paimagjinueshme – nuk mund të imagjinohet që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria”, citohet të ketë thënë Borrell, përcjell Telegrafi.

Andaj, ka shtuar ai, “I bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokuar portet [ukrainase]”.

Vendet perëndimore kanë kërkuar nga Rusia të ndalojë bllokimin e porteve të Ukrainës në Detin e Zi dhe të lejojë depot e mëdha të drithit të arrijnë në tregjet botërore.

Bllokada ka shkaktuar paralajmërime se dhjetëra miliona njerëz janë në rrezik të urisë dhe ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten.

Përpara takimit në Luksemburg, ku ministrat e jashtëm të BE-së po takohen për të diskutuar krizën, Borrell tha: “Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj se kjo do të zgjasë shumë më gjatë”.

Ai tha se Rusia duhet të mbahet “përgjegjëse” nëse vazhdon të bllokojë eksportin e drithit të nevojshëm jetik nga Ukraina. /Telegrafi/