Site icon Telegrafi

Bllokadë e paparalajmëruar në autostradën Tetovë-Shkup, si revoltë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Komunikacioni në autostradën nga Tetova drejt Shkupit sonte ishte bllokuar 30 minuta pa paralajmërim, nga ana e njëzet automobilave të anëtarëve të nismës “Boll më”, të cilët tashmë tetë javë organizojnë protesta publike në Tetovë për shkak të pakënaqësisë dhe revoltës nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Rreth orës 19:00 një grup me automobilat e tyre arritën para Zhelinës ku e bllokuan qarkullimin e automobilave tjerë nga Tetova deri në Zhelinë. Komunikacioni në atë mënyrë ishte bllokuar rreth 30-të minuta pas së cilës grupi i largoi automjetet dhe shkoi.

Protestë të tillë me bllokadë kishte më 21 gusht. Javën e kaluar protesta publike ishin organizuar edhe në disa mjedise rurale.

Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të energjisë elekterike për 46%, heqje të Komisionit Rregullator, të zvogëlohet TVSH-ja prej 18 në pesë për qind dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do ta verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe i adreson ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike./Telegrafi/

Exit mobile version