Kompanitë nga Maqedonia të cilat kërkojnë transport alternativ për shkak të bllokadës në kalimin kufitar Evzoni nga bujqit grek, që ka filluar që nga e hëna e javës së kaluar, alarmuan se trafiku hekurudhor është i stër- ngarkuar dhe kapacitetet e trenave janë të mbushur njofton Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nevoja për trafik hekurudhor përmes Selanikut është rritur dhe për shkak të ngrirjes së Danubit, kështu që bartja e mallit është rikahëzuar përmes portit të Selanikut. Në mënyrë shtesë, kërkesa është rritur për shkak të grevës së bujqve grek’, njofton drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë ‘Transport’, Nikolla Kostov.
Kostov shton se drejtori i hekurudhave të Greqisë ka kërkuar hyrje-dalje më të madhe të trenave si dhe të vazhdohet orari i punës. /Telegrafi/