Telegrafi

Blleki sjell këngën e re “Maska”

Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas disa muajsh.

“Maska” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për ‘beat’-in është përkujdesur Rzon dhe Pllumbeats.

Blleki (Foto: YouTube)

Videoja i është besuar ‘DardanVisuals’ dhe tashmë e gjeni të plotë në kanalin e tij në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duket se ky është projekti i radhës i Bllekit pas shkëputjes nga labeli “PINT”, nga i cili raportohet se është larguar.

Gjithashtu, kënga vjen pak javë pas raportimeve se është liruar nga burgu që thuhej se u arrestua nga policia për posedim të substancave narkotike.

“Hennessy”, “Mbi dozë”, “Mafi” – janë disa prej hiteve të tij që i lansoi gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/