Telegrafi

Blleki publikon këngën e re “Shkoj”

Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Shkoj” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in dhe miksimin është përkujdesur Erno.

Foto: Screenshot/YouTube

Masterizimi ndërkohë është realizuar nga Don Gima me video nga Kotorri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Flamur Rukovcit (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/YouTube

Veç në kanalin e lartpërmendur, ky projekt është i disponueshëm edhe në platformat e tjera muzikore.

Blleki po vazhdon që një kohë të jetë artist i pavarur, pas largimit nga grupi PINT. /Telegrafi/